Eliminohet Gjermania, Bota do të ketë kampion të ri (VIDEO)

Kombëtarja e Gjermanisë në mënyrë të turpshme është eliminuar nga Kampionati Botëror në Rusi, pasi në ndeshjen e saj të tretë, që ishte njëherit edhe vendimtare, pësoi disfatë nga Koreja e Jugut me rezultatin 0:2, njofton “infOSport.mk”.

Sweden and Mexico advance to the Round of 16, holders Germany are out!

Публикувахте от FIFA World Cup в Сряда, 27 юни 2018 г.

Duke pasur parasysh se nga tre ndeshje morri vetëm një fitore, edhe atë me një gol të shënuar vetëm në sekondat e fundit të kohës shtesë ndaj Suedisë, kampionët e Botës nuk kishin se çfarë të këronin më shumë në këtë Botëror, i cili me 15 korrik do të njeh emrin e kampionit të ri të Botës.

Gjermania tentonte deri në fund për të shënuar atë gol të shumëdëshiruar, mirëpo pa sukses, ndërsa në anën tjetër koreanojugorët në minutat shtesë të takimit shënuan që të dy golat, që fundosën Gjermaninë e Joakim Lëv.

Fillimisht Kim Young-Gwon në minutën e 92-të shënoi golin e parë në rrjetën e Nojer, teksa në minutën e 96-të futbollisti më i mirë i Koresë së Jugut, Son Heung-Min shënoi edhe golin e dytë, që “vrau” gjermanët dhe gjithë tifozët e tyre që ndeshjet e kampionatit Botëror tashmë do i shikojnë vetëm përmes TV-së dhe do të mësojnë emrin e pasuesit të skuadrës së tyre.

Leave a Reply