Çelzi dëshiron një reprezentues uruguaian

Mesfushori uruguaian i Interit, Matias Vesino është vënë në radarin e skuadrës angleze të Çelzit. Skuadra londineze brenda një periudhe shumë të shkurtë pritet që të emërojë trajnerin e ri, Mauricio Sari, i cili e ka vendosur uruguaianin në rend të parë, kur janë në pyetje transferimet e reja të skuadrës nga “Stemford Brixh”, njofton “Mediaset Premium”, përcjellë “infOSport.mk”.

Ditëve në vijim pritet që Sari të marrë drejtimin e Çelzit, ndërsa problem kryesor për momentin është dëmshpërblimi që “blutë” e Londrës duhet t’ia paguajnë trajnerit të tyre aktual, Antonio Konte.

Në listëne dëshirave të trajnerit Sari figuron edhe emri i mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, me të cilin strategu italian kishte punuar vite më parë bashkë te Empoli.

Leave a Reply