Luftëtari i Shqipërisë mund Rabotniçkin (VIDEO)

Luftëtari ka mundur me rezultatin 3:1 Rabotniçkin në ndeshjen e zhvilluar në Slloveni, aty ku të dyja skuadrat pjesëmarrëse në eliminatoret e Liga Europa, po zhvillojnë fazën e tyre përgatitore në prag të ndeshjeve që i presin në fazën e parë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian, njofton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë Luftëtari në ndeshjen e parë eliminatore të Liga Europa do të përballet me Venstpils nga Letonia, teksa Rabotniçki për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë skuadrën e Honved nga Hungaria.

Ndryshe sa i përket ndeshjes në fjalë, Luftëtari avansoi me golat e shënuar nga Shkurtaj dhe Milosavljev, teksa Filip Petkovski shënoi golin e vetëm për Rabotniçkin, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Goli i Shkurtaj ndaj Rabotniçkit

Luftëtari mundi Rabotniçkin me rezultatin 3:1 në miqësoren e zhvilluar në Slloveni, ndërsa neve ju servojmë golin e shënuar nga Shkurtaj

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 юни 2018 г.

Në pjesën e dytë “romantikët” patën mundësinë të barazojnë me anë të sulmuesit Çarls Gofri, mirëpo ky i fundit humbi mundësinë për të shënuar nga pika e bardhë, teksa një gjë të tillë ndëshkuan futbollistët e skuadrës gjirokastrite, të cilët me anë të Molla-s shënuan edhe golin e tretë, duke i shkaktuar në këtë mënyrë skuadrës së trajnerit Gjore Jovanovski edhe disfatën e tretë nga po aq ndeshje në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Slloveni, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë Rabotniçki u mund nga Dinamo Zagrebi me rezultatin 4:0, për të pësuar më pas edhe në ndeshjen e dytë kundër Sarajevës.

 

Leave a Reply