I pamëshirshmi Xhoshua nokautoi rusin Povetkin para 90 000 tifozëve në Uembli

Boksieri britanik, Entoni Xhoshua ka arritur që të mbroj titujt në WBA, WBO dhe IBF, pasi të shtunën në mbrëmje para 90 mijë tifozëve të tubuar në Uembli me nokaut mposhti rusin Aleksandar Povetkin. Ishte kjo fitorja e 22-të në karrierë për Xhoshua, dhe e 21-ta me nokaut, të cilin e arriti në raundin e 7-të, kur kishin kaluar 1 minutë e 59 sekonda. Për Povetkin ishte kjo disfata e dytë në karrierë dhe e para me nokaut.

Boksier rus mirë e nisi meçin dhe në tre raundet e para mund të thuhet se ishte kundërshtarë i barabartë me Xhoshuan, i cili më pas morri inciativën dhe me goditje të forta e neutralizoi kondërshtarin.

Goditjen e parë fatale Povetkin e morri në raundin e 7-të, kur ndodhej në dysheme pas një goditje të fortë të Xhoshuas, i cili edhe njëherë tjetër më pas e goditi fuqishëm kundërshtarin e tij, për ti dhënë fund spektaklit në Uembli.

Menjëherë pas përfundimit të meçit në ring, Xhoshua tha se nuk ka asnjë problem për tu përballur me Diontej Uajllder, për ti bashkuar të gjithë titujt e mundshëm, duke ftuar njëkohësisht tifozët për t;ia gjetur sfiduesin e rradhës.

Leave a Reply