Alioski shënon, por Lidsi pëson disfatën e parë (VIDEO)

Ezgjan Alioski ka vazhduar me formën e tij të mirë edhe me fanellën e Lids Junajtedit në “Çempionship” në Angli. Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij në disfatën 1:2 ndaj Birmimgamit në ndeshjen e vlefshme të javës së 9-të, njofton “infOSport.mk”.

Alioski golin e tij të tretë këtë edicion me fanellën e Lidsit e realizoi në minutën e 85-të, duke shtuar në ato momente shpresat e skuadrës vendase se mund të arrinte deri te barazimi, mirëpo që në fund nuk u arritë.

Në fund fitorja i takoi skuadrës mysafire që të dy golat i kishte shënuar që në pjesën e parë me autorë Adams, që realizoi të dy golat.

Për Lids Junajtedin ishte kjo disfata e parë këtë edicion, e cila megjithatë nuk e ka zbritur nga piedestali skuadrën e Alioskit që me 18 pikë ndanë pozitën e parë së bashku me Midëlzbroun.

Leave a Reply