Angellov: Me ndihmën e publikut shpresojmë në fitoren e parë

FC Shkupi pas 5 xhirove të para në LPFM ende nuk ka shijuar fitore, ndërsa Viktor Angellov, futbollisti i ardhur në ditën e fundit të afatit kalimtarë nga Ujpeshti hungarez, thotë  se ka ardhur koha që skuadra “bardhekaltër” të shënojë fitoren e parë këtë edicion.

Mirëpo për të arritur një gjë të tillë numri 19-të i FC Shkupit thotë se skuadrës në këto momente i nevojitet ndihma nga tifozët, të cilët janë shumë të zhgënjyer me startin e skuadrës së tyre.

“Atmosfera në klub është në nivel të lartë, të gjithë jemi si një familje, thjesht e vetmja mungesë është që nuk po arrijmë fitoren dhe i gjithë koncentrimi është se si të arrijmë deri te fitorja e parë. Për ndeshjen e radhës mundë të them se do të jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër kualitative, por ne me ndihmën e publikut duhet të arrijmë deri te tri pikët e para dhe ti gëzojmë edhe ata, për atë se e meritojnë”, – ka thënë Angellov.

Trajneri Hajati Sojdash për ndeshjen e nesërme nuk do të mund të llogarisë vetëm në shërbimet e mbrojtësit Besart Krivanjeva, i cili ende është i dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës të gjitha janë të gatshëm për të dhënë më të mirën.

Ndeshja FC Shkupi – Makedonija Gj.P., nesër në stadiumin Çairit starton në ora 15:30, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri me shenjën e UEFA-s, Dimitar Meçkarovski.

Leave a Reply