Përfundon sezoni në Formula 1, Botas e fiton garën e fundit në Abu Dhabi

Valteri Botas të Mercedesit, i ka takuar gara përmbyllëse e këtij sezoni në Formula 1 që u zhillua në Abu Dhabi. 1 orë e 34 minuta e 14 sekonda ishte koha që përshkroi Botas në pistën e Abu Dhabit, që la pas vetës shokun e skuadrës Luis Hamilton dhe pilotin e Ferrarit Sebastian Fetel.

Vendi i katërt dhe i pestë iu takoi Kimi Raikonenit respektivisht Maks Verstapenit. Gara e fundit ishte vetëm për spektakël, pasi kampioni ishte bërë i ditur që më herët, me Hamiltoin që u shpall kampion bote dy xhiro para fundit, ndërsa titulli për konstruktorë arriti ta fitojë sërish skuderia e Mercedesit.

 

Leave a Reply