Gostivari nisi me miqësore, u mundën nga Sileksi

Gostivari ka nisur me zhvillimin e ndeshjeve miqësore, përmes së cilave trajneri Mensur Jakupi dëshiron që të përgatis sa më mirë skuadrën në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Gostivarit përgatitjet për sezonin e ri i ka nisur që nga data 3 korrik, ndërsa të mërkurën zhvilloi ndeshjen e parë miqësore kundër Sileksit në Kratovë.

Që të dy trajnerët në këtë përballje ju dhanë rastin të gjithë futbollistëve që kishin në disponim, ndërsa në fund fitores iu gëzua skuadra  nga elita e futbollit vendor, që me dy golat e shënuar nga përforcimi i kësaj vere Dario Desniq, në fund shënoi fitore me rezultatin 2:0.  Që të dy golat ish sulmuesi i FC Shkupit i zhvulloi gjatë pjesës së dytë, edhe atë në minutat 70-të dhe 82-të, transmeton “infOSport.mk”.

Gostivari dhe Sileksi përveç këtij takimi, kanë paraparë gjithashtu të zhvillojnë edhe një tjetër me 22 korrik në Mavrovë.

Leave a Reply