Messi futbollisti më i paguar në Botë

Kontrata e re e firmosur zyrtarisht dje me Barcelonën, ka bërë që ylli argjentinas Lionel Mesi të bëhet futbollisti më i paguar në botë për momentin.

Në kontratën e re klubi “katalunas” do të paguajë për argjentinasin plotë 48 milionë euro në sezon, shifër kjo që e tejkalon edhe Karlos Tevezin që në Kinë merr 10 milionë euro më pak.

Në listën e futbollistëve më të paguar pas Mesit dhe Tevezit vjen ish shoku i tij te Barcelona, Nejmar me pagë vjetore prej 30 milionë euro që merr te Paris Sen Zhermeni, ndërsa pjesë e TOP 5-shes më të pasur në Botë janë edhe Oskar dhe Kristiano Ronaldo.

Kujtojmë që Mesi firmosi kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, ndërsa klauzola e tij e largimit kap shifrën prej 700 milionë eurove.

Leave a Reply