Vardari mund Rabotniçkin dhe merr kryesimin në LPFM (VIDEO)

Vardari ka shënuar edhe fitoren e katërt në kuadër të javës së 6-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke marrë në këtë mënyrë përkohësisht kryesimin e renditjes, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Aleksandar Vasoski në derbin lokal mundën Rabotniçkin në rolin e mysafirit me rezultatin 0:2, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Ditëlindjen e tij të 25-të Barsegian e kurorëzon me gol ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Ditëlindjen e tij të 25-të Barsegian e kurorëzon me gol ndaj Rabotniçkit RABOTNIÇKI – VARDARI 0:1(T. Barsegian 29')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 септември 2018 г.

Golin e parë për Vardarin e realizoi armeni Tigran Barsegian, i cili ditëlindjen e tij të 25 e kurorëzoi me golin e shënuar në minutën e 29-të. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 63-të, kur Brdarovski pas një kombinimi të dyfishtë me brazilianin Lira nga e djathta arriti që të mposhtë edhe për herë të dytë portierin Daniel Bozhinovski.

Vardari dyfishon epersine ndaj Rabotniçkit

Vardari dyfishon epersine ndaj Rabotniçkit RABOTNIÇKI – VARDARI 0:2(V. Brdarovski 63')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 септември 2018 г.

Pikërisht vetëm disa sekonda para shënimit të golit në lojë te “romantikët” u inkuadrua talenti shqiptarë Lavdrim Fazliu, i cili megjithatë nuk arriti që të ndryshojë asgjë, kur është në pyetje rezultati.

Më afër shënimit të golit ndaj Vardarit ishte Petar Petkovski, i cili në minutën e parë shtesë të takimit lëshoi një predhë të vërtetë nga rreth 30 metra, mirëpo që traverza ia mohoi golin e 6-të këtë edicion.

Bomba e Petar Petkovskit qe perfundoi vetem ne traverzë

Bomba e Petar Petkovskit qe perfundoi vetem ne traverzë

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 септември 2018 г.

Në fund fitore e Vardarit, që përkohësisht me 14 pikë sheh veten në krye të renditjes, aty ku sërish mund të dalë Akademia Pandev, që nesër do të përballet me Pobedën në Manastir, por edhe Shkëndija që me fitore eventuale ndaj Sileksit në Kratovë do të zbriste Vardarin nga pozita aktuale.

Foto: “ekipa.mk”

Leave a Reply