Edhe Kroaci dhe Danimarkë në vazhdime (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 1:1 edhe ndeshja e dytë  e ditës së sotme në kuadër të ndeshjeve të 1/8 së finales së KB “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”. Pas ndeshjes Rusi – Spanjë (1:1), me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja midis Kroacisë dhe Danimarkës, edhe pse e njëjta kishte një start të hatashëm, kur brenda 4 minutave të para u shënuan të dy golat.

Vetëm pas 57 sekondave lojë Danimarka kaloi në epërsi përballë Kroacisë, në ndeshjen e 1/8 së finales, mirëpo shumë shpejtë erdhi edhe kundërpërgjigjja kroate, kur Manxhukiç shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes daneze dhe nga afërsia shënoi në rrjetën e Shmajhell.

Pason koha shtesë prej dy herë nga 15 minuta, ndërsa nëse edhe brenda kësaj periudhe skuadrat nuk shënojnë gol, atëherë ndeshja do ju drejtohet penaltive, njëjtë sikurse edhe ndeshja e parë e kësaj dite, në të cilën Rusia mundi Spanjën.

Leave a Reply