FC Shkupi sot zhvillon ndeshjen e saj të fundit kontrolluese në Turqi

Skuadra e FC Shkupit po i afrohet fundit të fazës së dytë të përgatitjeve verore në Bollu të Turqisë, në prag të sezonit të ndeshjes së parë eliminatore të Liga Europa përballë gjigandëve skocez të Gllazgou Renxhersit dhe startit të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Gjatë ditës së sotme skuadra nga Çairi do të zhvillojë edhe testin e fundit në tokën turke, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e AFC Dunarea Calarasi, që sezonin e ri do të luaj në elitën e futbollit rumun.

Do të jetë njëherit kjo ndeshja e katërt e FC Shkupit në Turqi, ku do të kërkojë edhe fitoren e parë, pas dy disfatave nga Nefçi (0:2) dhe Çeliku (0:3) dhe një barazimi me estonezët e Levadia (1:1).

Të martën (3 korrik) ekspedita “bardhekaltër” rikthehet në Shkup, ku do të vijojë me përgatitjet para përballjes së parë me Renxhersin në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, ndeshje kjo që në program ështe me datë 12 korrik.

 

Leave a Reply