Kire Markoski prezantohet te AEL Limasol

Kire Markoski gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra qipriote e AEL Limasol. Reprezentuesi 23-vjeçar te kjo skuadër transferohet nga rradhët e Rabotniçkit, pjesë e së cilës ishte për 6 sezone të plota.

Markoski me AEL Limaso ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa është kjo hera e parë që do të luaj jashtë Maqedonisë.

Ai përveç me Rabotniçkin në futbollin vendor kishte luajtur edhe me Makedonija Gjorçe Petrovin, nga e cila skuadër verën e vitit 2012-të u  bashkua me “romantikët”.

Ai gjatë periudhës së kaluar te skuadra nga “Parku i Qytetit” ka zhvilluar plotë 113 ndeshje, duke realizuar edhe 26 gola, 11 prej të cilëve sezonin e fundit, kur 5 prej tyre i kishte shënuar vetëm në ndeshjet kundër Pobedës së Prilepit.

Ndryshe Markoski është pjesë e asaj gjenerate të artë të përfaqësueses U21 të Maqedonisë që luajti në Europianin e vitit të kaluar në Poloni, teksa me përfaqësuesen A deri më tani ka zhvilluar tre ndeshje.

Leave a Reply