Mesfushori i Galatasarajit bëhet shok skuadre me Shaqirin

Mesfushori i Galatasarajit, Badu Ndiaje do të kalojë në rradhët e Stouk Sitit, njoftojnë mediat britanike. Të dy klubet kanë gjetur akordin për transferimin e tij në vlerë prej 14.1 milion sterlina, ndërsa e gjithë kjo pritet të finalizohet orëve në vijim gjatë ditës.

27-vjeçari Ndiaje haptazi ka shprehur dëshirën për largimin e tij nga skuadra turke, ndërsa një gjë të tillë kishte shprehur edhe përmes profilit të tij në “Tëitter”, ku kishte falënderuar tifozët e Galatasarajit për mbështetjen që i kishin dhënë.

Leave a Reply