Mbrojtësi suedez Janson provokon Xhakën e Shaqirin me “shqiponjën”

Suedia dhe Zvicra gjatë ditës së nesërme do të zhvillojnë ndeshjen e parafundit të fazës së 1/8 së finales në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”. Pa dyshim se ndër më të merituarit për këtë sukses të “helvetikëve” kanë qenë futbollistët shqiptarë, që kanë shënuar 3 nga gjithsej 5 golat e Zvicrës në ndeshjet e grupit “E”, në të cilën ata në fund u renditën në pozitën e dytë pas Brazilit. Këta të fundit gjatë ditës së sotme mundën Meksikën dhe u kualifikuan për në çerekfinale, mirëpo vallë a do të bëjë një gjë të tillë edhe Zvicra e shqiptarëve, mbetet të shihet nesër.

Dëshira është e madhe si te ekipi zviceran, ashtu edhe te ai suedez, futbollistët e së cilës skuadër kanë nisur që të provokojnë kundërshtarët e tyre që para zhvillimit të ndeshjes, siç ishte edhe rasti me futbollistët serb.

Njëri ndër futbollistët suedez që kishte bërë një gjë të tillë ishte mbrojtësi, Pontus Janson. Ai në stërvitjen e fundit nuk ka ngurruar të provokojë futbollistët shqiptarë të Zvicrës me “shqiponjën” që është bërë aq shumë temë diskutimi në këtë Botëror që pas ndeshjes me Serbinë. Janson i bëri me shenjë një fotografi që ta kishte mendjen te ai dhe pastaj kryqëzoi duart, duke bërë “shqiponjën” e cila u krijoi aq shumë telashe Xhakës e Shaqirit.

Më pas, në konferencën e sotme për shtyp, gazetarët suedezë kanë thumbuar Xhakën, duke e pyetur çfarë mendimi kishte për këtë veprim të rivalit të tij të nesërm. Mesfushori thjesht qëndroi i heshtur, duke mos kthyer asnjë përgjigje dhe më pas zëdhënësi për shtyp i Federatës Zvicerane bëri të qartë se nuk do të kishte përgjigje nga askush për pyetje të tilla dhe se Xhaka dhe trajneri Petkoviç janë këtu për të folur vetëm për ndeshjen e nesërme kundër Suedisë.

Provokimet e serbëve para ndeshjes me Zvicrën morrën përgjigjen e duhur në fund të takimit, kur Xhaka dhe Shaqiri dënuan Serbinë me dy gola, ndërsa mbetet të shihet nëse do ti ndëshkojnë edhe suedezët nesër mbrëma.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply