Van Dijk tregon se si do ta ndalë Messin

Liverpulli vitin e kaluar e humbi mundësinë që të triumfojë në Ligën e Kampionëve, pasi në finalen e madhe u mund nga Reali i Madridit, ndërsa këtë vit për të prekur finalen e madhe do të duhet ta eliminojë skuadrën tjetër gjigande nga Spanja, Barcelonën.

Ndeshja në fjalë në program është nesër mbrëma, teksa në prag të kësaj sfide ka folur mbrojtësi Virxhil Van Dijk, i cili nuk i trembet aspak Barcelonës dhe beson se skuadra e tij do ia dalë me sukses.

“Messi është lojtari më i mirë në Botë, por ne jemi përgatitur mirë. Nuk do të mbrojmë një kundër një, as Messin. Ne mbrohemi dhe sulmojmë së bashku, kështu që le të presim se çfarë do të ndodhë. Jemi gati. Kemi një ekip të mirë për ta përballuar me sukses kundërshtarin. Natyrisht, nuk shkojmë për pushime në Barcelonë”, tha mbrojtësi holandez për “Liverpool Echo”.

Leave a Reply