Kundërshtari i FC Shkupit, Renxhersi mund kundërshtarin e Shkëndijës, TNS (VIDEO)

Dy kundërshtarët e skuadrave shqiptare në garat europiane, FC Shkupit dhe Shkëndijës, Gllazgou Renxhers dhe The Neë Saints (TNS) gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, e cila në fund i kishte takuar skuadrës skoceze me rezultatin 3:1.

Ishte kjo ndeshja e parë e Renxhersit nën drejtimin e Stiven Zherard, një emër ky me shumë peshë në futbollin europian, që mbahet mend si kapiteni legjendar i Liverpullit.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Zherard i shënuan Sergej Atakaj, Xhejmi Marfi dhe Ros MekKrori, teksa golin e vetëm për kampionët e Uellsit, e realizoi Skot Ruso.

Trajneri Zherard në këtë ndeshje ju dha mundësinë të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion, teksa ndeshjen e nisi me këtë formacion: Alnwick, Hodson, Bradley, Katic, John, Halliday, Docherty, Jack, Middleton, Rudden, Atakayi.

Ndërkohë gjatë pjesës së dytë, në lojë u inkuadruan edhe Alnwick (McCrorie 75’), Tavernier, Goldson, Wilson, Flanagan, McCrorie, Arfield, Murphy, Candeias, Morelos, Windass.

Leave a Reply