Renxhers – FC Shkupi, biletat dalin në shitje, çmimi prej 5-15 sterlina

FC Shkupi të enjten e ardhshme do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e njohur skoceze të Gllazgou Renxhers, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit e 56 herë kampionëve të Skocisë gjatë ditës së sotme kanë nxjerrë në shitje edhe biletat e këtij takimi, që variojnë nga 5 deri në 15 sterlina.

Do të jetë kjo njëherit edhe ndeshja e parë zyrtare për Stiven  Zherard si trajner i Gllazgou Renxhers, që përmes sajtit të saj gjithashtu njofton se si mund të blihen biletat.

Ndeshja Gllazgou Renxhers – FC Shkupi në program është me datë 12 korrik (e enjte) me fillim në ora 20:45 sipas orës sonë lokale.

Leave a Reply