Balaj dhe Roshi udhëheqin Groznin drejt fitores ndaj zviceranëve të Schuazit (VIDEO)

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj dhe Odise Roshi kanë shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tyre, Akhmat Grozni në miqësoren ndaj zviceranëve të Schuazit, njofton “infOSport.mk”

Skuadra ruse shënoi fitore me rezultatin 4:1, ndërsa pikërisht dyshja shqiptare doli të jetë protagoniste e kësaj fitore, duke pasur parasysh se shënuan 3 gola së bashku.

Ishte Roshi, ai i cili shënoi i pari në minutën e 33-të, teksa Bekim Balaj shënoi dy gola të shpejtë në minutat 37 dhe 38. Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi zviceranët në minutën e 45-të shënuan golin e tyre të vetëm, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Akhmat Grozni 4, Schuaz 1, e vendosi Ismael Silva në minutën e 70-të.

Pjesë e kësaj fitore të Akhmat Grozni, ishte gjithashtu edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha.

 

Leave a Reply