Shkëndija njofton për akreditimet e gazetarëve për ndeshjen ndaj Nju Sentsit

Shkëndija e Tetovës me 10 korrik do të përballet me Nju Sentsin e Uellsit në kuadër të xhiros së parë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Klubi “kuqezi”në faqen zyrtare ka njoftuar të gjithë mediat dhe gazetarët për akreditime për këtë ndeshje që do të luhet në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

Njoftimi i plotë i KF Shkëndija:

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 19:00 të datës 08.07.2018 (e dielë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, ndërsa në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

P.S. KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.

Leave a Reply