Xhimshiti asiston, Benevento fiton! Fitojnë edhe Napoli i Hysajt dhe Bolonja e Xhemailit (VIDEO)

Benevento e Xhimshitit fiton dhe ende shpreson. Skuadra e futbollistit shqiptarë në ndeshjen e javës së 25-të mundi Krotonen e Arlind Ajetit me rezultatin 3:2, ndërsa pikërisht në golin e tretë, atë të fitores rol të veçantë luajti edhe mbrojtësi shqiptarë, Berat Xhimshiti, i cili asistoi për mrrekulli në golin e shënuar nga ana e Diabate në minutën e 89-të.

Ndryshe ishin mysafirët e Krotones të cilët avansuan me golin e Kroçiate në minutën e 11-të, për të ardhur barazimi i vendasve me anë të Sandro në minutën e 37-të. Benevento në minutën e 65-të përmes Violas shënoi edhe golin e epërsisë, të cilit iu kundërpërgjigj Benali vetëm 8 minuta më vonë, teksa Diabate u përkujdes për fitoren e tretë të Beneventos këtë edicion në Serie A.

Fitore me shumë vlera ka regjistruar edhe Napoli i Elseid Hysajt, i cili sërish ishte ndër më të mirët në fushën e blertë. Skuadra e tij me rezultatin minimal 1:0 mundi ekipin e SPAL, edhe atë falë një goli të shënuar nga Allan që në minutën e 6-të, ndërkohë Bolonja e Blerim Xhemailit te fitorja ndaj Sasuolos erdhi vetëm falë golit të shënuar nga Pulgar në minutën e 88-të.

Në ndeshjen e parë të ditës së diel, Juventusi falë golit të shënuar nga Aleks Sandro (33’) mundi Torinon në derbin lokal, me ç’rast vazhdon të mbajë hapin me Napolin, skuadër kjo që pas 25 javëve numëron 66 pikë, një më shumë se “Zonja e Vjetër” që mban pozitën e dytë.

Leave a Reply