Martinez: Do të jap më të mirën për Interin

Përforcimi më i ri i Interit, Lautaro Martinez ka dhënë përshtypjet e tij të para pas arritjes te skuadra nga Milano. Talenti argjentinas është futbollisti i 5-të që përforcon rradhët e 18 herë kampionëve të Italisë gjatë këtij afati kalimtarë të verës. Martinez, i cili ka të zhvilluar një ndeshje edhe me Kombëtaren e Argjentinës, te Interi erdhi nga rradhët e skuadrës së Rasing Klub.

“Jam shumë i lumtur. Kemi punuar shumë rreth këtij transferimi. Tanimë gjithçka është mbyllur dhe jam shumë i lumtur për këtë sfidë të re që do e përjetojë këtu. Mbi të gjitha dua të ambientohem dhe të njoh mirë bashkëlojtarët e mi dhe trajnerin.  Pas kësaj dua të di se cili do të jetë roli im në fushën e blertë. Jam i gatshëm të jao gjithçka për këtë fanellë” – tha Martinez.

Rikujtojmë përveç Martinez, Interi arriti që të angazhojë edhe Stefan De Vraj, Raxha Naingolan, Kvadvo Asamoah dhe Mateo Politano.

Leave a Reply