ZYRTARE, Broja prezantohet te Çelzi

Një lajm i mirë na vjen nga Anglia, saktësisht nga skuadra londineze e Çelzit, e cila ka njoftuar se tashmë ka arritur edhe marrëveshje profesionale me futbollistin shqiptarë, Armando Broja.

Bëhet fjalë për një futbollistë shqiptarë të lindur në Angli, por që bën pjesë te të rinjtë e Shqipërisë.

Vitin e kaluar ky talent ishte grumbulluar nga ana e trajnerit U17 të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç, derisa si 16-vjeçar disa ndeshje luante edhe me ekipin U18 të Çelzit.

Tashmë Broja do të jetë pjesë e përhershme e ekipit U18 dhe U19 të Çelzit, që pa dyshim se është një hap i madh për sulmuesin shqiptar, duke parë edhe moshën e tij të re, vetëm 16 vjeç.

Leave a Reply