Të gjithë 600 golat e Lionel Messit (VIDEO)

Të dielën super ylli argjentinas Lionel Messi i dha fitoren Barcelonës 1:0 ndaj Atletiko Madridit në “Kamp Nou”. Messi shënoi një super gol nga gjuatja e lirë dhe praktikisht “vulosi” titullin e skuadrës së tij në Spanjë gjatë këtij sezoni, ku vetëm çudira mund ti mohojnë një gjë të tillë.

Për 30-vjeçarin goli i së dielës ishte i veçantë, pasi ishte goli i tij i 600-të i shënuar në karrierë. Messi 539 gola prej tyre ka shënuar me fanellën e Barcelonës, teksa 61 gola me atë të Argjentinës.

Të gjithë 600 golat e argjentinasit të përmbledhura në një video inçizim prej 50 minutash, mund ti shihni në videon më poshtë. Që nga goli i tij i parë i shënuar përballë Albasetes gjatë vitit 2005, deri në golin e fitores ndaj Atletiko Madridit….ndiqni virtuozin Lionel Messi në vepër.

Leave a Reply