Tare e bënë realitet, sjellë te Lacio ish futbollistin e Juves

Igli Tare po bënë një punë të shkëlqyeshme te Lacio në rolin e drejtorit sportiv. Ish reprezentuesi shqiptarë sot ka arritur që të bëjë edhe një goditje tjetër në merkato, duke sjellë në “Olimpiko” ish futbollistin e Juventusit, Martin Kaseres.

Bëhet fjalë për një futbollist me shumë përvojë, i cili do të jetë një ndihmës shtesë e Lacios gjatë pjesës së dytë të kampionatit në “Serie A”.

Martin Kaseres te “lacialët” vjen nga Verona, ndërsa karriera e tij është shumë e pasuruar, duke pasur parasysh se ai më parë është aktivizuar edhe me skuadra mjaft të mëdha, si Juventus, Sevilja dhe Barcelona.

Kaseres me “lacialët” ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzagi që në ndeshjen e radhës me Kievon.

Leave a Reply