Fernando Silva afër transferimit te Renova

Braziliani Fernando Silva mund të jetë përforcimi i radhës i skuadrës së Renovës. Drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti janë në bisedime me brazilianin dhe pritet që ky i fundit me 12 janar të rikthehet në Maqedoni për të firmosur kontratën me Renovën.

Silva sezonin e kaluar ishte pjesë e Pelisterit, me të cilët regjistroi 29 paraqitje dhe shënoi 4 gola. Bëhët fjalë për futbollist cilësor që mbulon repartin e sulmit, me të cilin Renova do të ishte më e kompletuar.

Leave a Reply