Reali publikon fanellat e reja, mirëpo pa Kristiano Ronaldon

Kristiano Ronaldo gjithnjë e më larg Realit dhe duket se tashmë “madrilenët” po bëjnë planet e së ardhmes pa të.

Sezoni i ri do të nisë me Julen Lopetegin në drejtim dhe duket se pas kaq shumë triumfesh rreth në Ligën e Kampionëve, te Reali duan revolucion. Juventusi praktikisht ka mbyllur gjithçka me agjentin Jorge Mendes, i cili dje u takua në Madrid për të biseduar me Florentino Perezin.

Klubi madrilen ka publikuar sot ne faqen e vet zyrtare edhe fanellat për sezonin e ri dhe ajo që bie në sy është prania e gjithë futbollistëve në foto, me përjashtim të Ronaldos.

Leave a Reply