Ronaldo dakordohet me pagën që i ofron Juve

Kristiano Ronaldo është gjithmonë e më pranë Juventusit.

Ylli portugez ka një marrëveshje të plotë me klubin italian prej disa javësh dhe është plotësisht i vendosur që të largohet nga Madridi në ditët e ardhshme.

CR7 do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. E vetmja pikë që mbetet për t’u zgjidhur është marrëveshja ndërmjet klubeve.

“La Vecchia Signora” ka ofruar 100 milionë euro, ndërkohë që klubi spanjoll kërkon të përfitojë diçka më shumë. Dëshira e Kristianos për të lënë Madridin vjen nga mosmarrëveshjet e tij me presidentin, Florentino Perez. Gjithashtu, Reali kërkon para’ për të përballuar blerjen e Nejmar.

Kristiano do të mbyllë një cikël që filloi në vitin 2009. Real Madrid, me largimet e Kristiano dhe Zidane humb dy shtyllat e tij më të rëndësishme të sukseseve të viteve të fundit.

Leave a Reply