Kavani pranë rikthimit në “Serie A”

Sulmuesi i Uruguait dhe njëherit i Paris Sen Zhermenit, Edinson Kavani është shumë pranë rikthimit në “Serie A”, njoftojnë mediat në Itali, përcjellë “infOSport.mk”. Sipas informacioneve që vijnë nga atje interes për shërbimet e uruguaianit ka shfaqur ish skuadra e tij, Napoli si dhe skuadra kampione e Italisë, Juventusi.

Mundësitë që Kavani të braktis PSZH-së janë shumë të mëdha, pas konfiktit që kishte me futbollistin më të shtrenjtë, Nejmar.

Që të dy nuk merren veshë aq mirë si në fushën e gjelbërt, ashtu edhe jashtë saj, ndërsa sipas informacioneve të fundit Nejmar ka kërkuar nga drejtuesit e klubit për të shitur Kavanin, dhe në vend të tij në “Parkun e Princërve” të sjellin uruguaianin e Barcelonës, Luis Suarez.

Gjatë sezonit të kaluar Kavani me fanellën e PSZH-së zhvilloi 43 ndeshje, duke realizuar edhe 37 gola.

Leave a Reply