Gafa e Milanit në prezantimin e fanellave të reja, ngatërrojnë emrin e Çalhanoglu

Milani i problemeve më në fund ka filluar punën për sezonin e ri, ku ka bërë edhe prezantimin esponsorit të ri teknik. Në vend të Adidas, tashmë “kuqezinjtë” nga Milano do të vishen me fanellat e Puma.

Me këtë rast klubi kishte organizuar edhe një ceremoni të vogël, ku para tifozëve të vetë prezantoi fanellën e dytë e skuadrës, të bardhën, që kishte një dizajn ndryshe nga ai i viteve të kaluara, shkruan “vipsport.al”.

Por me sa duket te Puma janë ngatërruar keq kur kanë bërë gati fanellat për këtë ceremoni, pasi në një prej tyre, ishte shkruar gabim emri i mesfushorit turk, Hakan Çalahanoglu.

Në fanellë ishte vendosur emri Çhalanoglu, që ka shkaktuar jo pak të qeshura mes atyre që ishin të pranishëm në momentin e prezantimit të këtyre fanellave të reja kur u kuptua gabimi që ishte bërë.

 

Leave a Reply