Kristiano Ronaldo vetëm një hap larg Juventusit, por….

Finalizimi i transferimit të super yllit portugez, Kristiano Ronaldo ga Reali i Madridit te Juventusi është vetëm çështje kohës, mirëpo informacionet e fundit flasin se presidenti “madrilen”, Florentino Perez nga “juventinët” kërkonë më shumë se 100 milion euro për portugezin 33-vjeçar, shkruan “AS”, duke u thirrur në burime të “La Stampa”.

Sipas informacioneve të së përditshmes torineze, Perez nga Juve ka kërkuar 150 milion euro, edhe pse do të kishte pranuar një shifër prej 130 milion eurove. Numri një i Realit nuk ka ndërmend të negociojë për ndonjë shifër më të vogël se kjo, shkruan “La Stampa”.

E përditshmja italiane gjithashtu shkruan se Florentino Perez nuk është i kënaqur me mënyrën se si Kristiano Ronaldo dhe menaxheri i tij, Zhorzhe Mendesh po punojnë në realizimin e këtij transferimi.

Kristiano Ronaldo pjesë e Realit të Madridit është që nga viti 2009, atëherë kur klubi “mbretëror” e bleu atë nga Mançester Junajtedi për një shifër rekord prej 94 milion euro.

Leave a Reply