Shkupjani Skenderi prezantohet te Kozhuvi

Futbollisti shkupjan, Emir Skenderi 6 muajt e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë, te skuadra e Kozhuvit nga Gjevgjelia, njofton “infOSport.mk”. Ai te kjo skuadër do të luaj në formë huazimi nga rradhët e  Akademia Pandev, që së shpejti ka paralajmëruar për një kontratë profesionale me këtë super talentë.

18-vjeçari pjesë e skuadrës nga Strumica është që dy vite, kur i ishte bashkuar nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa sezonin e kaluar edhe pse ende pa mbushur të 18-tat, ai debutoi me ekipin e parë, edhe atë në ndeshjen e 20 gushtit kundër Skopjes në Strumicë.

Mirëpo kjo nuk ishte ndeshja e tij e vetme me petkun e Akademia Pandev, pasi luajti edhe në ndeshjen e 25 shkurtit ndaj Shkëndijës në Tetovë, ndërsa falë talentit të tij ai aktualisht është edhe pjesë e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, ndërsa më parë kishte luajtur edhe me ekipin e U17.

Leave a Reply