Rabotniçki ka sjellë edhe një përforcim të ri në kuadër të merkatos së verës. Anëtar më i ri i “romantikëve”, është tanimë ish sulmuesi i Flamurtarit të Vlorës, Igor Nedeljkoviç, me të cilin kanë nënshkruar kontratë një vjeçare.
Për sulmuesin 26-vjeçar kampionati elitarë i Maqedonisë nuk është i panjohur, pasi më parë kishte luajtur me Sileksin. Ai pjesë e skuadrës nga Kratova ishte për tre vite me rradhë (2014-2017), duke zhvilluar plotë 91 ndeshje, dhe duke realizuar 27 gola. Falë paraqitjeve të mira me fanellën e Sileksit, ai verën e vitit 2017-të u transferua te skuadra e Honk Kong Pegasus, nga e cila skuadër si futbollistë i lirë janarin e këtij viti iu bashkua Fflamurtarit të Vlorës.
Edhe pse transferimi i tij te skuadra vlonjate u bë me shumë bujë, ai megjithatë nuk arriti të lë gjurmë, duke zhvilluar vetëm 13 ndeshje dhe duke realizuar një gol. Mirëpo te Rabotniçki besojnë se Nedeljkoviç do i rikthehet formës së vjetër dhe se do të nis sërish të shënojë si në ditët e tij më të mira, duke pasur parasysh se “romantikët” vërtetë kanë nevojë për një sulmues të kalibrit të tij, i cili mund të luaj edhe si qendërsulmues, por njëkohësisht edhe si sulmues krahu.