Hetimet shkojnë në gjykatë, Kievo dhe Parma rrezikojnë përjashtimin

Kievo dhe Parma janë duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen e tyre në “Serie A” gjatë sezonit të ri, kjo pasi Federata italiane e futbollit ka hapur një hetim për të dyja skuadrat.

Prokuroria e FIGC do të dërgojë më tej hetimet, për në Gjykatën Federale Kombëtare, për të kërkuar penalizimin e dy skuadrave.

Veronezët hetohen për plusvalenca fiktive në bilancet e tyre vjetore, ndërsa emilianët po hetohen për disa sms të shkëmbyera mes lojtarëve të tyre dhe atyre të Specias, ku kërkohet favorizim në një moment kyç të kampionatit.

Tani dy shoqëritë presin me ankth për fatin e tyre, ndërsa sipas mediave italiane, tashmë çdo gjë është në dorë të Gjykatës Federale Kombëtare dhe ndëshkimi më i madh, do të jetë lënia jashtë “Serisë A” për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply