Liga e Kombeve, FFM: 350 mijë shpërblim nëse Maqedonia arrinë vendin e parë në grup

Përfaqësuesja e Maqedonisë në shtator starton ciklin kualifikues për kualifikim në Kampionatin Europian, përmes garës më të re të UEFA-s, Ligës së Kombeve.

Maqedonia është në grup të njëjtë me përfaqësueset si Armenia, Gjibraltari dhe Lihtenshtejni.

Për të inspiruar edhe më shumë futbollistët “verdhekuq” është përkujdesur edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, e cila sot morri vendim për një premio prej 350 mijë eurove që do ju ndahej futbollistëve dhe stafit teknik, nëse ata arrijnë vendin e parë në grup.

Pikërisht një e arritur e tillë përveç futbollistëve dhe stafit teknik, është prioritet edhe për Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Ndeshjen e parë “verdhekuqtë” do ta zhvillojnë me 6 shtator kundër Gjibraltarit në transfertë, teksa vetëm tre ditë më pas në Shkup do të përballen me Armeninë.

Leave a Reply