Shtyhet starti i Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë!

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që startin e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë ta shtyejë për një javë. Kështu në vend të datës 05 gusht, ndeshjet e edicionit të 27-të në elitën e futbollit vendor do të startojnë me 12 gusht.

Siç informojnë nga FFM-ja, deri te një vendim i këtillë kanë ardhur për shkak jo kompletimit të dokumentacionit në procesin e liçensimit të klubeve për sezonin e ardhshëm, 2018/2019.

Gjithashtu nga shtëpia e futbollit vendor njoftuar se shorti për ndeshjet e sezonit garues 2018/2019 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të hidhet me datë 1 gusht me fillim në ora 12:00 në vetë hapësirat e Federatës.

Leave a Reply