Ish skuadra e Zinedin Zidan kërkon Arijan Ademin

E ardhmja e Arijan Ademit mund të jetë në Francë. Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova po shkëlqen me fanellën e Dinamo Zagrebit, dhe në mënyrën më të mirë ka lënë mbrapa pezullimin dy vjeçar për shkak dopingut, teksa paraqitjet e tij të mira nuk kanë mbetur pa u vërejtur edhe nga skuadra të njohura franceze.

Pas interesimit të Lil, është skuadra e Bordos, ajo që interesohet për shërbimet e kapitenit të Dinamo Zagrebit, i cili në fitoren 5:0 ndaj Hapoel Ber Sheva në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, shënoi dy gola.

E gjithë kjo bëri që edhe drejtuesit e ish skuadrës së Zinedin Zidane, të kthejnë vëmendjen kah futbollisti shqiptarë, i cili në fushat e futbollit u rikthye vetëm tetorin e vitit të kaluar, mirëpo rikthimi i tij ishte i fuqishëm, ndërsa në të njëjtën formë po vazhdon edhe në këtë fillim sezon.

Leave a Reply