Leonardo rikthen legjendat te Milani!

Leonardo dëshiron të rikthejë Frank Rajkardin te Milani. Sipas asaj që bën të ditur “Fox Sports”, që i referohet disa burimeve nga Spanja, drejtori i ri sportiv i “rossonerëve” ka menduar t’i propozojë holandezit një rol si drejtues në organikën e drejtuesve të Milanit.

Një koordinator mes klubit dhe ekipit të Gattuso dhe sigurisht që palët do të shkëmbejnë ide se si të ecin përpara, pasi qëllimi i përbashkët është të kthejnë Milanin e kohërave të arta. Sigurisht kjo bëhet gradualisht dhe kërkon kohën e vet, por Leonardo është i qartë.

Rajkard me fanellën e Milanit ka luajtur nga viti 1988 deri në vitin 1993. Ai nuk ka pasur asnjë funksion në katër vitet e fundit, që kur dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Arabisë Saudite.

Përveç Rajkard, Leonardo dëshiron që në skuadër të ofrojë edhe legjendën e madhe të Milanit, Paolo Maldini, drejt të cilit gjithashtu do të bëhet një ofertë. Ky i fundit gjithë karrierën e tij e ka kaluar te skuadra “kuq e zi” nga Milano.

Leave a Reply