Levante përballon ofertë prej 25 milion euro

Drejtuesit e Levantes  kanë refuzuar një ofertë në vlerë prej 25 milion euro për mesfushorin Xheferson Lerma, njofton EFE, përcjellë “infOSport.mk”.

Një ofertë të tillë ka bërë skuadra angleze e Brajton, që dëshiron ta ketë në rradhët e veta kolumbianin 23-vjeçar. Ky i fundit pas përfundimit të edicionit të kaluar në La Liga, nënshkroi kontratë të re me Levanten, pjesë e së cilës është edhe klauzola prej 60 milion euro për shitjen e tij.

Lerma do ti bashkohet sot pjesës tjetër të skuadrës që po zhvillon fazën përgatitore në Holandë.

Leave a Reply