Tirana prezanton shkupjanin Sedat Berisha

Skuadra 24 herë kampione e Shqipërisë pasditën e sotme ka prezantuar mbrojtësin shkupjan, Sedat Berisha. Siç ju informojë “infOSport.mk” gjatë ditës më herët, Berisha me Tiranën ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

Berisha fillimisht kishte dalë në stërvitje me “bardheblutë”, duke u vurë menjëherë nën urdhërat e trajnerit brazilian, Ze Maria, që më pas në zyrat e klubit nga kryeqendra shqiptare të vie edhe nënshkrimi i kontratës.

Berisha te Tirana vjen nga rradhët e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me FC Shkupin, Milanon, Shkëndijën dhe Metalurgun në Maqedoni, ndërsa gjithashtu pati një aventurë të shkurtër edhe në Kuvajt te skuadra e Al Jahra si  dhe në Turqi te skuadra e Bursaspor.

Leave a Reply