Punë e kryer, Sedat Berisha vishet “bardheblu”

Sedat Berisha karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e Tiranës, që këtë vit u rikthye aty edhe ku e ka vendin, në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë. Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se mbrojtësi shkupjan me 24 herë kampionët e Shqipërisë ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare, me opcion për të vazhduar të njëjtin edhe për një vit tjetër.

Shkupjani 28-vjeçar fillimisht fitoi gjyqin në FIFA kundrejt Vllaznisë që kishte të pashlyer borxhin ndaj futbollist me 3 paga, ndërsa sot përfundimisht mori edhe driten jeshile për të dalur futbollist i lirë, pasi kontrata aktuale i skadonte në dhejtor të këtij viti.

Berisha ka dalë në stërvitje me “bardheblutë”, duke u vurë menjëherë nën urdhërat e trajnerit brazilian, Ze Maria, ndërsa prezantimi i tij zyrtarë me fanellën e Tiranës do të bëhet më vonë përmes faqes zyrtare të klubit shqiptarë.

Leave a Reply