Parma gati të bëjë një goditje të madhe në merkato

Skuadra e rikthyer në “Serie A”, Parma është gati për të bërë një goditje të madhe në merkato. Drejtuesit e skuadrës nga “Enio Tardini” janë të gatshëm që tifozëve të tyre të ju  bëjnë një surprizë të këndshme, duke sjellë në rradhët e tyre sulmuesin e kombëtares italiane, Mario Balotelli.

Sulmuesi “i pabindur” e ka shprehur shpesh dëshirën e tij për t’u kthyer në Serinë A dhe duket se ka ardhur momenti. Ai aktualisht është pjesë e Nicës në elitën e futbollit francez, aty ku edhe njëherë tjetër dëshmoi vlerat e tij të larta prej një sulmuesi.

Ai pjesë e Nicës është për dy vite, ndërsa në 51 ndeshje kampionale, arriti që të shënojë 33 gola, duke siguruar në këtë mënyrë një rikthim te skuadra “axurre”. Për këtë të fundit ai ka zhvilluar 35 ndeshje, duke realizuar njëkohësisht edhe 14 gola.

Janë shifra këto që Parmës i sigurojnë një golashënues të spikatur, mirëpo me siguri se nuk do të jetë aq e thjeshtë, pasi drejtuesit e saj duhet kaluar pengesën e rrogës së Balotelit, edhe pse sipas “Sportmediaset”, ka shanse që transferimi i Balotellit në “Enio Tardini” të ndodh shumë shpejtë dhe atë të shohim sërish në futbollin italian, ku deri më tani ka veshur fanellën e dy skuadrave milaneze, Interit dhe Milanit.

Leave a Reply