Me cilin numër do të luaj Bonuçi te Juve?

Leonardo Bonuçi është rikthyer te Juventusi! Ky lajm u bë fakt që gjatë ditës së djeshme, ndërsa transferimi i tij në Torino dërgoi Matea Kaldaran dhe Gonzalo Higuainin te Milani.

Me fanellën e “rossonerëve”, Leonardo Bonuçi regjistroi 51 ndeshje dhe dy gola, një prej të cilëve pikërisht ndaj Juves, kur edhe festoi si i “çmendur”, gjë të cilën me siguri se nuk ja kanë falur tifozët “bardhezi”, tek të cilët kishte fituar një respekt të madh gjatë 7 viteve të kaluara.

Me rikthimin e tij në “Alianc Stadium” lindin disa pyetje:

Do të arrijë Leo të rikthejë dashurinë e tifozëve të Juves?

Do të jetë i pakalueshëm gjatë qëndrimit të tij të dytë te klubi “bardhezi”?

Me cilin numër do të luaj gjatë sezonit të ri?

Numri i fanellës me të cilin ka luajtur Bonuçi, është shumë i rëndësishëm për të. Ai gjithmonë në shpinë ka mbajtur fanellën me numër 19-të, mirëpo tani situata është ndryshe. Për momentin ky numër është i zënë dhe e ka zgjedhur portieri i ri i “Zonjës së Vjetër”, Matia Perin, i cili zgjodhi këtë numër që korespodon me datën e lindjes së vajzës së tij.

Ekziston mundësia që portieri italian t’ia dorëzojë fanellën me këtë numër kolegut të tij të ri, ashtu siç bëri Huan Kuadrado, duke i dorëzuar numrin 7 Kristiano Ronaldos.

Një rast i tillë i ngjashëm ndodhi edhe me kalimin e Bonuçit te Milani. Atë kohë numri 19-të ishte i zënë nga ana e Frank Kesie të ardhur nga Atalanta, i cili vendosi që t’ia dorëzojë Bonuçit.

“Hyra në dhimat e xhveshjes dhe me Frank Kesie u morrëm vesh që të më jap numrin 19-të. Për mua ky numër është shumë i rëndësishëm. Për mua është me rëndësi të vazhdojë rrugën time me këtë numër, të cilit i’a besova momentet më të vështira të karrierës dhe jetës sime personale” – kishte thënë atë kohë, Bonuçi.

 

Leave a Reply