Mbrojtësi i Realit mungon për ndeshjen e Superkupës së Europës

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Alvaro Odriosola është i lënduar dhe me shumë gjasa do të mungjë në ndeshjen e Superkupës së Europës, njoftojnë nga klubi “mbretëror”. Futbollisti ka probleme muskulore në këmbën e tij të djathtë, mirëpo ende nuk dihet se sa kohë do të mungojë nga fushat e futbollit.

Reali i Madridit trofeun e Superkupës së Europës do ta diskutojë kundër fqinjëve të Atletiko Madridit. Ndeshja në fjalë zhvillohet të mërkurën me fillim në ora 20:00 në Talin të Estonisë.

Leave a Reply