ZYRTARE, Milani prezantoi Bakajokon e Çelzit

Skuadra e Milanit gjatë ditës së sotme ka prezantuar Tiemue Bakajokon e Çelzit. Mesfushori francez dje kaloi me sukses kontrollet mjekësore, ndërsa sot përmes sajtit të tyre zyrtarë “rossonerët” publikuan lajmin për angazhimin e tij.

Bakajoko te Milani do të luaj në formë huazimi, ndërsa “rossonerët” do të paguajnë 5 milion euro. Në fund të sezonit skuadra italiane do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për një shumë prej 35 milion euro.

Kalimi i tij në “San Siro” u bë me kërkesë të trajnerit Xhenaro Gatuso, i cili kërkonte një mesfushorë me predispozitat e Frank Kesie.
Bakajoko te Milani ka përzgjedhur numrin 14-të. Me të njëjtin numër mesfushori francez kishte luajtur edhe te Monako dhe te Çelzi.

Leave a Reply