La Liga startin e sezonit të ri e paralajmëron me super golat e Bardhit dhe Messit (VIDEO)

Fundjavën që vjen edhe zyrtarisht hap siparin një ndër kampionatet më të fuqishme në futbollin europian, La Liga, pjesë e së cilës nga edicioni i kaluar është edhe shkupjani, Enis Bardhi, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori shqiptarë me 9 golat e tij në sezonin debutues, që të gjithë kryevepër e tij, u bë protagonist shumë shpejtë, ndërsa La Liga startin e sezonit të ri e ka paralajmëruar pikërisht me bombat e tij nga gjuajtjet e lira, bashkë edhe me ato të Lionel Messit. Ylli argjentinas pikërisht për një gol fitoi garën sezonin e kaluar me Enis Bardhin, kur janë në pyetje golat nga goditjet e lira, duke shënuar 6 gola, kundrejt 5 golave të shkupjanit, i cili edhe këtë edicion pa dyshim se do të jetë figura kryesore te skuadra e Levantes.

Bardhi me Levanten e tij sezonin e ri e nisin me ndeshjen në transfertë kundër Betisit, teksa Barcelona në “Kamp Nou” do të mirëpret Alavesin.

It's more than a free-kick…🎨 IT'S ART! 🎨 ⚽ Leo Messi 🎯 Enis Bardhi ⚽

Публикувахте от LaLiga в Вторник, 14 август 2018 г.

Leave a Reply