Lajm i mirë për tifozët e Interit, Ikardi edhe shumë vite “zikaltër”

Mauro Ikardi arrinë marrëveshjen me drejtuesit e Interit, duke rinovuar kontratën me skuadrën “zikaltër” deri në vitin 2023, lajm që konfirmohet nga e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodhë së shpejti, me sulmuesin që do të vazhdojë të jetë kapiteni i Interit edhe për shumë vite.

Duket se drejtuesit e Interit i kanë plotësuar mjaft kërkesa sulmuesit argjentinas, që në merkaton e verës është kërkuar disa herë nga Real Madrid, që e konsideronte si të rëndësishëm pas largimit të Kristiano Ronaldos. Por duket se kjo lëvizje e sulmuesit Ikardi nuk do të ndodhë, pasi marrëveshja mes tij dhe klubit nga “Xhuzepe Meaca” është arritur.

Pritet që nga marrëveshja e re edhe paga e sulmuesit të jetë më e mirë nga ajo aktuale.

Leave a Reply