Shqipëri-Izrael, nis shitja e biletave

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eleminatore të Kombëtares së Shqiprisë ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kompeticionin e “UEFA Nations League”, e cila do të luhet në datën 7 Shtator 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan.

Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa javësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së, fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, shitja e biletave online për secilën kategori të stadiumit.

Përmes këtij linku me bileta mund të pajisen edhe gjithë të interesuarit nga Maqedonia, që duan të ndjekin takimin e skuadrës kombëtare me datë 7 shtator.

Leave a Reply