I morrën Nzonzin, Sevilja nga Roma merr francezin Gonalons

Maksime Gonalons sezonin e ri futbollistik do të luajë në La Liga me skuadrën e Seviljës. Francezi 29-vjeçar në këtë mënyrë lë Romën vetëm pas një viti, kur verën e vitit 2017-të i ishte bashkuar nga Lioni.

Mesfushori francez nuk ka arritur të bind trajnerin Euzebio Di Françesko me paraqitjet e tij, ashtu që tashmë Gonalons do të provojë veten në një ndër kampionatet më të fuqishme europiane.

Pasi Roma mori Stiven Nzonzin pikërisht nga Sevilja, palët kanë rënë dakord që drejt Spanjës të niset Gonalons, i cili megjithatë në fund të sezonit do të rikthehet sërish në “Olimpiko”, pasi në marrëveshjen mes klubeve, skuadra andaluziane nuk ka të drejtën e blerjes së kartonit të francezit.

Leave a Reply