Derbi shqiptarë i zhvilluar në Kërçovë midis Vëllazërimit dhe Struga Trim Lum i ka takuar skuadrës strugane, e cila në fund shënoi fitore minimale 0:1, njofton “infOSport.mk”. Në një ndeshje të luftuar deri në fund nga të dyja skuadrat, të besuarit e trajnerit Aleksandar Tançeski golin e vetëm dhe të fitores e realizuan 3 minuta para fundit të takimit me anë të sulmuesit, Dejan Cvetanoski.
Fitore minimale 0:1, mirëpo shumë të vlefshme arritën edhe Gostivari dhe Goblen Juniori, teksa Genç Kalemler turpëroi Pelisterin, duke e mundur midis Manastirit me rezultatin 1:4. Java e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim mbyllet të dielën me ndeshjen midis Labunishtës dhe Korabit.
|
LDFM – Perëndim, Java II |
||
| KF Gostivari | 1:0 | Skopje |
| Pelisteri | 1:4 | Genç Kalemler |
| Teteksi | 0:1 | Goblen Junior |
| Vëllazërimi | 0:1 | Struga Trim & Lum |
| Labunishta | 26.08. 16:30 |
Korabi |
